Dy të arrestuar në Fushë Kosovë dhe Malishevë, dyshohen për propagandë dhe ideologji terroriste

Prishtinë | 22 Maj 2025 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

U arrestuan dy të dyshuar për përhapje të ideologjisë dhe propagandës terroriste në rrjetet sociale, pas një operacioni të Policisë së Kosovës në Fushë Kosovë dhe Malishevë.

Operacioni u zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale

”Pas një pune operative-hetimore nga zyrtarët e Drejtorisë Kundër Terrorizmit të Policisë së Republikës së Kosovës, në koordinim me prokurorin kompetent të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor.

Operacioni policor ka përfshirë dy raste të ndara, që kanë rezultuar me tri (3) kontrolle të vendbanimeve në Fushë Kosovë dhe Malishëvë, si dhe dy arrestime të personave të dyshuar, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ dhe shpërndarje e propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste, duke përdorur rrjetet sociale.


Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme