Dy të vdekur dhe gjashtë të lënduar nga goditja me veturë në ShBA

Prishtinë | 03 Mar 2019 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë humbur jetën si dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e goditjes nga vetura në New Orleans të Shteteve të Bashkuara.

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se personi i dyshuar është arrestuar dhe tani ndodhet në paraburgim, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.

“Neve na është mundësuar ta arrestojmë të dyshuarin kaq shpejt, për shkak se atë e kishin ndaluar qytetarët”, ka thënë një zyrtar policorë.

Raportohet se personat që humbën jetën në këtë incident janë një burrë dhe një grua të moshës 30 vjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme