Dy vëllezërit shqiptarë rrahin hallën e tyre, 45 vjeçarja përfundon në spital

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Një konflikt me motive pronësie është bërë shkas që dy vëllezër, shtetasit M.M 30 vjeç dhe A.M 24 vjeçar, të rrahin rëndë hallën e tyre 45 vjeçarja.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fier, teksa policia ka njoftuar se i ka vënë në pranga dy vëllezërit.

Gruaja nga ana tjetër është dërguar në spital për shkak të rrahjes barbare që kanë ushtruar dy nipat e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit M.M, 30 vjeç dhe A.M, 24 vjeç, banues në Fier (Vëllezër).

Arrestimi i tyre u bë pasi për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike, ndaj hallës së tyre, shtetases M.B, 45 vjeçe e cila ishte e paisur me urdhër mbrojtje.
Gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.”-njofton policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme