Dy vjet nga aksidenti i autobusit në Slavonski Brod të Kroacisë

Prishtinë | 25 Kor 2023 | 08:23 | Nga Ekonomia Online

Sot janë bërë dy vjet prej kur ka ndodhur aksidenti i autobusit kosovar në autostradën te Slavonski Brod në Kroaci.

Aty mbetën të vdekur 10 persona dhe 45 të tjerë u lënduan.

Në autobus kishte 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë dhe dy shoferë, ndërsa fatkeqësisht nëntë pasagjerë dhe një shofer humbën jetën.

Autobusi ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë drejt Prishtinës dhe i përkiste një kompanie nga Kosova. Ai ishte aksidentuar në autostradën A3 Zagreb – Lipovac.

Të ngjashme