Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në Gjakovë.
Deri te rasti ka ardhë si pasojë e një përleshje.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar, Vlera Krasniqi nga Policia e Gjakovës.
“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë.Si pasojë e këtij incidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë, njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra dyshohet nga një mjet i mprehtë, ndër të lenduarit është edhe personi i dyshuar”, ka thënë ai.
“Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave,motivi dyshohet të jetë një zënkë mes fëmijëve”, ka shtuar ajo.