E kishte refuzuar Kurtin në Mynih, sot Pompeo e pret Thaçin në Uashington

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi sot do të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, duke shënuar takimin më të rëndësishëm gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyra e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ka njoftuar se ai do ta presë sot në takim presidentin Hashim Thaçi.

Në agjendën mediale të publikuar nga Zyra e Pompeos, thuhet se takimi do të mbahet në Departmentin e Shtetit.

“Në orën 1 pas dite [ora 19 :00 sipas kohës lokale në Prishtinë] Sekretari Pompeo takon presidentin e Kosovës, Hashim Thacin në Departamentin e Shtetit”.

Thaci, i cili po qëndron në Uashtington, ka paralajmëruar sot takime të rëndësishme.

Sekretari Pompeo dy javë më parë mori pjesë në konferencën e Sigurisë që është mbajtur në Mynih.

Burimet e Gazetës Express kishin treguar se ai dhe zyrtarët e lartë amerikanë po refuzonin të takonin kryeministrin Albin Kurti, për shkak të mosheqjes së tarifës ndaj produkteve serbe e boshnjake.

Vetë Pompeo, në urimin që i ka dërguar Kurtit kur u zgjodh kryeministër i Kosovës, i ka kërkuar atij që menjëherë të heqë tarifat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme