Kur ai i propozoi të simpatisë së fëmijërisë, Cherry Seaborn në fund të vitit 2017, Ed Sheeran donte që momenti të ishte i përsosur.
Por këngëtari tani ka zbuluar se nuk ishte ashtu, pasi Cherry ishte aq e tronditur sa ajo pyeti nëse po bënte shaka, shkruan The Sun.
Ed, i cili u martua me Cherry menjëherë pas kësaj në fillim të vitit 2018, tha: “Unë isha duke u ulur në një gju dhe i thashë: ‘A do të martohesh me mua?”.
“Dhe ajo tha ‘Po bëni shaka?”, ishte kjo heshtje e gjatë dhe unë thjesht shkova azhdova duke i thënë të lutem?”, u shpreh artisti.
“Ju arrini në një pikë ku bëhet normale dhe pastaj jeni në një situatë ku jeni fjalë për fjalë në gjunjë duke thënë:” A do të martohesh me mua?. Është një vendim kaq i madh për jetën që dikush duhet ta marrë sa hap e mbyll sytë. Fatmirësisht, ajo tha po.”, vazhdoi tutje këngëtari.