Edi Rama e pret Markun në Zyrë, ia kërkon një palë doreza: Më duhen…

Prishtinë | 23 Gus 2022 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po vazhdon takimet me sportistë. Përveç Luiza Gegës, Rama tash është takuar me boksierin Florian Marku.

Rama tha se pasnesër, Marku synon gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC në Air Albania Arena.

Pasi hyri në zyrë, Rama i kërkoi Markut një palë doreza boksi dhe tha se “i duhen”.

Si dhuratë, Marku i çoi Ramës një dorezë boksi, një bluzë, një kapele dhe një brez boksi me fotografitë e Edi Ramës.

“I nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku, që pasnesër, të enjten 25 gusht, synon në Air Albania Arena gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC, në një ndeshje për historinë e boksit botëror”, ka shkruar Rama në Facebook.

May be an image of 2 people, people standing and indoor

Të ngjashme