Edi Rama publikon pamje nga disa shkolla: Gati për të pritur nxënësit

Prishtinë | 23 Gus 2021 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se shkollat tashmë janë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ai publikoi fotografi të disa shkollave, për të cilat tha se meritojnë notën 10, përcjell Klankosova.tv.

“Mirëmëngjes dhe me shkollat që meritojnë notën 10 për kushtet e reja, gati për të pritur nxënësit në sezonin e ri”, ka shkruar Rama.

Viti i ri shkollot në Shqipëri do të fillojë me 27 shtator, kjo për shkak të marrjes së vendimit për zgjatjen e periudhës së mësimit plotësues, i cili nis më  1 shtator të këtij viti.

Të ngjashme