Ekipi brazilian i CS:GO Imperial i jep lamtumirën lojtarit legjendar ‘fer’

Prishtinë | 14 Jan 2023 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Imperial kanë njoftuar largimin e Fernando “⁠fer⁠” Alvarenga nga formacioni i tyre, duke ndarë rrugët me lojtarin përpara sezonit të 2023.

Fer kishte qenë pjesë e Imperial që nga fillimi i vitit 2022, kur ai iu bashkua listës së bashku me FalleN dhe Lincoln “⁠fnx⁠” Lau në atë që u quajt “Last Dance” i bërthamës fituese të dy turneve Major.

Lojtari agresiv ishte fer kishte vlerësimin më të lartë të skuadrës pasi i ndihmoi ata të kualifikoheshin si për PGL Major Antwerp ashtu edhe për IEM Rio Major.

Ai largohet nga skena e CS:GO pas një karriere të bujshme, ku arriti të fitoi dy turne Major dhe një numër të madh të fitoreve në turne tjerë.

Gjithashtu Fer ishte në listën e 20 më të mirëve në botë dy herë, duke u renditur i 15 –ti në 2016 dhe në vendin e tretë në vitin 2017.

Vendin e tij tek Imperial do ta zë lojtari i ekipit MIBR, Jhonatan “⁠JOTA⁠” Willian, duke konfirmuar zërat që u përfolën që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Ky është formacioni i ri i ekipit Imperial:

Gabriel “⁠FalleN⁠” Toledo

Ricardo “⁠boltz⁠” Prass

Marcelo “⁠chelo⁠” Cespedes

Vinicius “⁠VINI⁠” Figueiredo

Jhonatan “⁠JOTA⁠” Willian.

Të ngjashme