14 kompani dënohen me mbi 4 milionë €, manipuluan me çmimet e naftës

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 10:24 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën ku ka shpalosur vendimin lidhur me dyshimet për manipulime me çmime nga kompanitë e derivateve të naftës, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi, deklaroi se kanë marrë vendim që për shkak të shkeljes së dispozitave të konkurrencës në treg, 14 kompani të gjobitën prej mbi 4 milionë euro.

Sipas tij, këto kompani kanë manipuluar me çmimet e naftës.

“AKK-ja ka marrë vendim përfundimtar për çmimet e derivateve të naftës. Hetimi ka nisur në vitin 2019 ku janë nisur dyshimet se operatorët nuk kishin vepruar si në vitin 2018”.

“Dyshimi është ngritur se mos kemi të bëjmë me sjelljen e konkurrencës ose ndonjë marrëveshje e ndaluar për këtë fushë”.

“Kompanitë që kanë qenë në hetim e kanë çrregullua konkurrencën në treg, ato kanë kryer shkelje të dispozitave të konkurrencës”.

“Komisioni i autoritetit ka vendosur të shqiptoj gjobë prej 4 milionë e 400 mijë për 14 kompanive nën hetim”, ka thënë Prestreshi, duke shtuar se kompanitë mund të bëjnë pagesën e gjobës përmes këstit që këto të hyra hynë në buxhetin e shtetit të Kosovës.

Autoriteti i Konkurrencës ka urdhëruar ndërmarrjet në procedurë që ta ndalojnë çdo veprim të mëtutjeshëm i cili ka të bëjë me përcaktimin e çmimeve në mënyrë të  bashkërenduar, nëpërmjet të çfarëdo marrëveshje apo bashkëpunimi tjetër joformal (të pa evidentuar) i cili shkon ne dëm të konsumatorëve, si dhe çdo aktivitet biznesor i cili e çrregullon konkurrencën në tregun përkatës.

Prestreshi ka thënë se sa i përket dy vendimeve liruese (për kompanitë BLU OIL Shpk , KASTRATI GROUP Shpk), kjo ka ndodhur meqë gjatë shqyrtimit të fakteve, është konstatuar se me aktivitetin afarist të këtyre kompanive nuk janë rrezikuar përfitimet të cilat konkurrenca efektive ju sjell qytetarëve (konsumatorëve dhe tatimpaguesve. Prandaj, është vlerësuar se nuk ka argumente për ta vazhduar më tutje procedurën hetimore, pasi që këto ndërmarrje nuk kanë shitur derivate me pakicë në tregun relevant por kanë importuar dhe shitur derivate të naftës në tregun relevant vetëm me shumicë.

Keto janë kompanitë e gjobitura nga AKK:

Të ngjashme