Aeroporti i Prishtinës: Trafiku ajror mbetet me ndalesë deri më 27 qershor

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” ka bërë të ditur se sipas njoftimit të ri të autoritetet relevante shtetërore, trafiku ajror akoma mbetet në gjendjen e njëjtë me ndalesë deri më datë 27 qershor 2020,me mundësi ndryshimi në çdo kohë për vazhdim apo largim të ndalesës.

Sipas këtij aeroporti, Qeveria e Kosovës është autoriteti përkatës që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje po ashtu edhe në nisje, njofton Klan Kosova.

“Sipas njoftimit të ri të autoriteteve relevante shtetërore, ju njoftojmë se trafiku ajror akoma mbetet në gjendjen e njëjtë me ndalesë deri më datë 27 Qershor 2020,me mundësi ndryshimi në çdo kohë për vazhdim apo largim të ndalesës”.

“Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje po ashtu edhe në nisje, andaj ju lusim të adresoni pyetjet/kërkesat si dhe shqetësimet tuaja në adresë të tyre dhe jo te ne”.

“Ritheksojmë, se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA është i gatshëm të procesoj të gjitha fluturimet si në ardhje po ashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota”.

“Ne, bashkë me ju, jemi në pritje të lejimit të funksionimit të plotë të fluturimeve për/në ANP ‘Adem Jashari’, prandaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj deri në informacionin e ardhshëm”.

Të ngjashme