AKB: Bizneseve të mos iu mohohet e drejta kushtetuese për konkurrencë të lirë në treg

Prishtinë | 26 Pri 2022 | 14:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila i ka dhënë ekskluzivitet në tregun e Kosovës, importin për “Coca Cola” vetëm një operatori ekonomik, ndërsa ka eliminuar disa operatorë të tjerë të cilët kishin importe nga vendet e treta.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se ky vendim i datës 23.12.2021 është antikushtetues, duke iu referuar nenit 10 të Kushtetutës, i cili garanton se “ekonomia e tregut me konkurrence të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës’’.

“Bazuar në këtë dhe në sqarimin shtesë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të datës 15.03.2022, si dokument shtesë e keni te bashkangjitur ku sqaron çështjen e importit paralel përcaktuar sipas nenit 12 të Ligjit Nr 04/L- 026 për Markat Tregtare”, tha Shahini, duke theksuar se ky vendim i Gjykatës është në dëm të ekonomisë.

“Sipas nenit 12, Ligji për Markat Tregtare, në lidhje me mallrat e shënuara me te cilat janë vendosur në treg në Republikën e Kosovës nga bartësit e markës tregtare ose një person të autorizuar prej tij, nuk e ndalon importin e ashtuquajtur paralel të produktit origjinal të prodhuar me autorizimin e bartësit të se drejtës”.

“AKB e merr të drejtën që të mbron interesin e anëtarëve të vet dhe me ketë reagon me të drejtë të plotë kundër monopolit dhe krijimit të hapësirës së konkurrencës së lirë”.

“Institucionet e Kosovës, Gjykatat, Dogana, duhet t’i japin të drejtë kushtetuese të gjithë operatorëve ekonomikë që të luftojnë për treg dhe në asnjë mënyrë nuk guxon t’i jepet e drejta vetëm një operatorit ekonomik”, theksoi Shahini.

Xhemail Aliu, themelues i AKB-së dhe ekspert ligjorë, tha se vendimi është jo parimor dhe se i jep të drejtë ekskluzive vetëm të një operatori në Kosovë, e që kjo sipas tij në të kaluarën nuk ka pas raste të tilla.

Limon Musa, avokati i kompanisë Aroma shpk, foli për pretendimet e tyre sa i përket këtij vendimi.

“sa i përket pretendimeve tona lidhur nga gjykata, e cila na ka privuar nga një e drejtë, me të cilën ne mendojmë se kemi bazën ligjore, duke u nisur nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës si akti me i lartë i vendit, ku ka të përshkruar sipas nenit 10, Kosova është treg i lirë për konkurrencë, po ashtu vlen të ceket se edhe ligji për konkurrencën i cili merret ekskluzivisht e me këtë çështje dhe e ndalon monopolin i cili si subjekte krahas përfitimeve bën humbjen për subjektet e tjera, por bën humbjen edhe për Republikën e Kosovës pasi që ndikon në rritjen e çmimeve dhe dëmton konsumatorët”.

“Për këtë çështje Republika e Kosovës ka rregulluar me ligje të veçanta-Markat Tregtare për të adaptuar marrëveshjen për stabilizim associm  për vitin 2011, ku sipas kësaj marrëveshje, Republika e Kosovës- Doganat të marrin veprime konkrete kundër monopoleve eventuale të pretenduar nga ndonjë operatorë ekonomike ’rregullorja e BE, 608’’ i ka të parapara këto çështje dhe importin paralele janë të lejueshme për çdo marke tregtare, për këtë edhe Ministria e Tregtisë e harmonizon dhe nuk e ndalon importin e ashtuquajtur paralel të produktit origjinal të prodhuara me autorizimin e bartësit të se drejtës”.

“Sa i për këtyre çështjeve Dogana e Kosovës është duke zbatuar vendimin e Gjykatës ku ka ndaluar të gjitha importet e Coca Cola nga operatoret ekonomike të tjerë e në këtë rast edhe për Aroma shpk, ku është bllokuar edhe llogaritë bankare me këto vendime po krijojnë humbje të mëdha kompanisë e cila është e regjistruar më të drejtë importit të produkteve të ndryshme e në ketë rast edhe pijeve të gazuara dhe njeherit është duke humbur tregun dhe imazhin e kompanisë”.

Të ngjashme