Bajrami: Bordi i ZRrE-së të japë dorëheqje menjëherë, të kompensohen konsumatorët

Prishtinë | 18 Maj 2022 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjës Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, pas vendimit të sotshëm ku Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të miratuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të bordit të ZRrE-së, si dhe anulimin e vendimin për tarifat me rritje.

Ajo po ashtu propozoi  kompensimin e konsumatorëve për dëmin e shkaktuar nga këto tarifa.

Postimi i plotë i Bajramit në “Facebook”:

Gjykata e Apelit paska vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të vendosura nga Zyra e Rregullatorit për Energji

Bordi i ZRRE-së i ka dy detyra:

1. Të anuloj vendimin për tarifat me rritje dhe të propozoj kompenzimin e konsumatorëve për dëmin e shkaktuar nga këto tarifa,

2. Të japë dorëheqje menjëherë,

Mos të harrojmë qeveria ka dhënë 120 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike dhe prapë ZRRE i rriti tarifat në mënyrë diskriminuese, vendim ky tani i rrëzuar nga dy gjykata.

Të ngjashme