BE në Kosovë dënon sjelljen e deputetit Ukaj ndaj Osmanit: Dhuna s’ka vend në Kuvend

Prishtinë | 11 Kor 2020 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Europian në Kosovë ka dënuar sjelljen e deputetit Xhavit Ukaj ndaj kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, mbrëmë në Kuvend.

BE thotë se dhuna s’ka vend në shoqëritë demokratike, aq më pak në një institucion të tillë dhe aq më pak kundër një gruaje që qëndron në krye të Kuvendit, njofton Klan Kosova.

“Kuvendit të Kosovës i duhet një punë konstruktive që të përballet me sfida serioze përpara. Të gjithë duhet të angazhohen për një konsensus politik dhe të përmbahen nga dhuna, e cila nuk ka vend në shoqëritë demokratike, e lëre më në Kuvend, veçanërisht kundër një gruaje – Kryetares së Kuvendit”, thuhet në reagim.

Osmani këtë rast e ka paraqitur në polici dhe tha se ndaj saj u përdor gjuhë banale nga deputeti, i cili mohoi një gjë të tillë.

Të ngjashme