Diskutohen mundësitë e bashkëpunimit Kosovë – ShBA në fushën farmaceutike, përmendet prodhimi i vaksinave

Prishtinë | 06 Maj 2022 | 10:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka mbajtur diskutim me ndërmarrjen “TrePharm”, lidhur me mundësinë e investimeve të huaja, në fushën farmaceutike.

Me këtë rast, Dr. Syed Abidi nga “Pharmaceutik International Incoroprate”, ka thënë se Kosova ka kapacitete për të prodhuar produkte farmaceutike dhe se duhet të gjenden mundësitë e bashkëpunimit.

“Unë vij nga fusha farmaceutike nga Amerika, kemi më shume se 400 produkte. E di që është një mundësi e mirë për të investuar në Kosovë. Është një vend i ri për të investuar, të sjellim programe të mira për të rinjtë”.

“Kur jemi duke folur për produkte farmaceutike, duhet t’i keni produktet e aprovuara nga Amerika dhe Anglia. Ju keni programe të mira arsimimi, por duhet të vendosni një plan për këto produkte”, tha Abidi, raporton “Ekonomia Online”.

“Kur jemi duke folur për kompaninë duhet t’i keni produktet e aprovuara në Amerikë dhe duhet të zhvillohen sipas standardeve. Duhet t’i vendosni programet e mira e trajnime për njerëz të rinj në këtë fushë. Dhe nëse vendosni plan për t’i prodhuar këto pjesë farmaceutike mund të bëni eksport në vende të ndryshme. Së pari duhet të shikojmë çfarë mund të bëhet këtu. Ne duhet të mendojmë prodhimin e vaksinave”.

Ai tutje ka thënë se duhet të këtë program të mira trajnimi në fushën farmaceutike. “Trefarm është duke i rritur dhe duke u bërë e rëndësishme. Ne jemi të përqendruar te tregu evropian dhe amerikan. Jam i kënaqur me atë çfarë kam parë deri më tani. Si do të promovoni vendin e juaj. Duhet kohë dhe duhet të keni programe të mira trajnimi”.

Kurse, deputeti i PDK-se Ferat Shala, ka thënë se janë të interesuar që të rrisin bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në fushën farmaceutike.

“Ne jemi shumë të interesuar që kapacitet vendore me amerikanët t’i rrisim. Ne kemi nevojë edhe për plotësim të nevojave vendore”.

Mimoza Kusari nga VV-ja ka thënë se duhet të identifikohen mundësitë që ka Kosova në fushën farmaceutike.

“Shpreh vlerësimin tim për Mërgimin (Prishtina) dhe kompaninë e tij, sepse ai është bërë promovues në Kosovë. Nuk ka qenë lehtë për ne duke konsideruar luftën. Të gjitha kanë filluar pas luftës me ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar”.

“Ne duhet t’i identifikojmë mundësitë për investitorë. Kosova ka një strukturë të mirë ligjore… Duhet të shikohet cilat janë mundësitë për investime në Kosovë”, theksoi Kusari-Lila.

Drejtori ekzekutiv i “Trefarm”, Mërgim Prishtina, ka deklaruar se kur kanë filluar panëne s’kanë pasur mbështetje institucionale.

“Kur kemi filluar panëne s’ka qenë infrastruktura ligjore, por në një far forme kanë qenë të hapur për përkrahje për infrastrukturë. Suport nga institucionet nuk kemi pasur ka qenë zero. Dhe nuk kemi pasur përkrahje as në komisione për ligje. Ne nuk kemi shoqatë sepse jemi vetëm një prodhues. Kosova është treg i shfrenum nga ana farmaceutike dhe nuk ka rregulla dhe as nuk ka çmim. Duke vendosur rregulla është mbrojtja e pacientit. Ne kemi filluar të eksportojmë jashtë vendit”.

No description available.

Të ngjashme