Ekzekutohen pagesat për 5 740 punëtorë, pjesë e Pakos së Ringjalljes

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave dhe Transfereve Hekuran Murati ka njoftuar se është bërë ekzekutimi i pagesave për pesë mijë e 740 të punësuar sipas masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Murati këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Sot është ekzekutuar pagesa për 5,740 të punësuar sipas masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 të Pakos së Ringjalljes ekonomike. Subvencioni sipas masës 1.1 është 300 euro (3×100), ndërsa sipas masave 1.2 dhe 1.3 është 150 euro (3×50). Kurse subvencionimi për punëdhënësit për tri masat e punësimit (50% e pagës për 3 muaj për masat 1.1 dhe 1.3, dhe 10% e pagës për masën 1.2), është ekzekutuar për 1516 biznese në muajin e kaluar për punëtorët e deklaruar në periudhat tatimore korrik dhe gusht”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme