Gjuriq: Masat e reja do ta rrezikojnë të ardhmen e serbëve dhe shqiptarëve

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për  Kosovë,  Marko Gjuriq ka deklaruar që kushdo që po konsideron masa të reja në Kosovë është armik i paqes dhe stabilitetit në rajon, armik i së ardhmes, si për serbët ashtu edhe shqiptarët.

“Ne patëm bisedime serioze dhe presidenti Vuçiq kishte aktivitete serioze diplomatik, kam përshtypjen se është mjaft e qartë për bashkësinë ndërkombëtare se pasojat e rrezikshme dhe potencialisht të paimagjinueshme do të sjellin masa të reja. Kushdo që po mendon për masa të reja sot dhe dua që këtë të ta them në mënyrë të qartë është, armiku i paqes dhe stabilitetit në rajon, armiku i së ardhmes, si serbët ashtu edhe shqiptarët “, tha ai për RTS.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme