Gjykata e miraton kërkesën e pronarit të Monego, e kthen prapa më Gjykatën Themelore

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Apelit më 03.02.2020 ka vendosur në favor të aksionarit të vetëm të Monego, dhe ka urdhëruar Gjykatën Themelore të Prishtinës të rishikojë aplikimin e aksionarit të Monego të paraqitur më herët. Ky aplikim përfshin kërkesën drejtuar gjykatës për të krijuar një masë të sigurisë për kompaninë Monego dhe 250 punonjësit  e saj, gjë që do të ndalonte ekzekutimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, derisa çështja të shqyrtohet nga Gjykata.

Kjo masë e sigurisë do të sigurojë që kompania nuk do të likuidohet dhe punonjësit do të mund të ruajnë vendin e tyre të punës, derisa çështja e cila mbulon ligjshmërinë e vendimit të BQK-së për revokimin e licencës së institucionit financiar jo bankar Monego Shp.k të zgjidhet përfundimisht në gjykatë. Masat e tilla të sigurisë janë të njohur dhe përdoren në të gjithë botën dhe zbatohen nga gjykatat në mënyrë që ti mundësojnë aplikuesit të mos pësojë dëme serioze ndërsa kërkesa të shqyrtohet, kështu që, në rast se aplikuesi fiton çështjen ai mund të rifillojë punën.

Në rastin e Monego, aprovimi i një mase të sigurisë nga gjykata është hapi i parë I natyrshëm  – pa atë, edhe nëse Monego fiton çështjen, kompania nuk do të mund të ekzistonte për shkak të procedurës së likuidimit.

I pyetur rreth vendimit të Gjykatës së Apelit, aksionari i Monego u përgjigj: “Përderisa ne jemi të sigurt të drejtën tonë ligjore, si dhe për masën e sigurisë për të ndaluar vendimin e BQK-së, ashtu dhe çështjen tonë në përgjithësi, ne mbetemi të hapur për dialog me BQK-në, pasi besojmë që Monego është në gjendje t’i kthehet punës në një mënyrë që përmbushë kërkesat e kompanisë dhe rregullatorit të saj.”

Aksionari i Monego gjithashtu theksoi se ai ka kërkuar një takim me zyrtarët e BQK-së dy javë më parë, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje

Të ngjashme