Hamza: Presim raport financiar se cili është niveli i shpenzimeve për Pavarësi, do ta bëjmë transparent

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 11:48 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për vendimet e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se kur flitet për shpenzimet e rezervave, del se shpenzimet e rezervave gjatë viteve janë të ngjashme, por ka një rënie të shpenzimeve në vitin 2017 dhe 2018.

“Nuk ka përkeqësim të makroekonomisë në këtë qeveri. Nuk jam për me arsyetu shpenzimet e mjeteve jashtëligjore. Kosova është i vetmi vend në rajon që ka lansua portalin për transparencë të shpenzimeve të parasë publike. Nëse hyjmë në strukturën e shpenzimeve, nuk ndryshon nga viti në vit. Nuk jam për me arsyetu shpenzimin e parasë publike asnjë cent jashtë procedurave. Por ka dallim prej ndarjes buxhetore, alokimit dhe shpenzimit”, tha Hamza.

Ai tha se sa i përket fondeve për Pavarësi, qeveria ka ndarë 500 mijë, mirëpo do të bëhet transparent shpenzimi i tyre.

“Kosova është vendi i vetëm në regjion që ka lansuar edhe portalin e transparencës. Përveç asaj, kurdo që ka dyshime të caktuara organet për të cilat janë të paguara për të cilat qytetarët paguajnë taksa kanë të drejtën e vetë dhe s’mund t’i pengojmë por duhet të jemi bashkëpunues për të kryer punën e vetë. Sa i përket festimi të Pavarësisë janë ndarë me vendim të Qeverisë,  500 mijë euro, presim raport financiar se cili është niveli i shpenzimeve dhe në afat ligjor nga kushdo që kërkohet sigurisht që kemi me i bë transparente dhe kemi obligim që të njëjtat me i publikuar dhe t’i bëjmë të ditur publikut pa asnjë hezitim”,  tha Hamza.

Të ngjashme