Haradinaj: S’do të paguhet më për rrymën në veri, nuk garantoj kompensimin

Obiliq | 20 Dhj 2017 | 07:05 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas një vizite në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), tha se Kosova është në krizë energjetike ngase blen rrymë, por se gjendja nuk do të përkeqësohet.

“Blejmë rrymë, tash e tuje do të blejmë se rezervat e qymyrit janë ma pak në të gjitha njësit dhe është stabile. Morra zotim prej menaxhmentit se do ta rrisin punën me kujdestari të vazhdueshme deri në mars”, tha Haradinaj, pas takimit me drejtorin e KEK-ut, Arben Gjukaj.

“Krizë jemi se edhe ashtu blejmë rrymë, në kryeqytet nuk ndalet rryma nëpër vendbanime të largëta nëpër fshatra rryma ndalet”, tha Haradinaj, raporton Ekonomie Online.

Kur u pyet për pagesën e energjisë elektrike të banorëve të jugut për pjesën veriore të vendit, kreu i Ekzekutivit tha se e rëndësishme se nuk do të paguhet për energjinë në veri.

Por, ai nuk ishte i gatshëm të japë përgjigje nëse mjetet e inkasuara do t’iu kthehen qytetarëve.

“Konkretisht për këtë është mirë që është gjetur kjo e vërtetë që ka dalë në sipërfaqe dhe që tani nuk do të paguajnë më qytetarët. Kjo është puna e parë, pra me rëndësi që të mos vazhdohet me pagu nga qytetari për dikë tjetër. E pastaj si do të mundemi me kthyer atë, a mundet me u kthye ajo që është marrë prej qytetarëve, këtë s’po mundem me thënë sot”, tha Haradinaj.

Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, tha se kanë kaluar një sfidë e cila është një ndër sfidat kryesore ose më e madhja e pasluftës e Korporatës Energjetike të Kosovës që është shpronësimi.

“Fatmirësisht falë angazhimit të Qeverisë, ministrive përkatëse, komunës ne e kemi përmbyllur dje regjistrimin presim brenda kësaj jave të përmbyllim përfundimisht të fillojmë me punë”.

Haradinaj e Lluka vizitojnë KEK-un para nënshkrimit të marrëveshjes për “Kosovën e Re”

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) mëngjesin e së mërkurës pak orës para nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e “Kosovës së Re”.

Më pas në orën 8 do të mbahet mbledhja e Komiteti Drejtues për Projektin “Kosova e Re”, raporton Ekonomia Online.

Kurse tek në orën 11 do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjes mbi 1 miliard eurosh ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë amerikane “Contour Global”.

Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë: presidenti Hashim Thaçi; kryeministri Ramush Haradinaj; ambasador i ShBA-së, Gregory Delawie; ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka; Joseph Brandt nga “Countur Global” dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe institucioneve ndërkombëtare e të institucioneve vendore.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, udhëheqës i Komitetit Drejtues të Projektit për ndërtimin e TC “Kosova e Re” dhe Joseph Brandt, shef Ekzekutiv i kompanisë amerikane “Countur Global” mbajnë konferencë për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjeve komerciale për  TC “Kosova e Re” në orën 12.

Ndërtimi i termocentralit të ri do të fillojë vitin e ardhshëm e do të përfundoj në vitin 2023, raporton EO.

Termocentrali do të ndërtohet me një bllok të vetëm superkritik, me efiçiencë minimum 40% dhe kapacitet elektrik bruto prej 500 MW.

Me komponentë e koogjenerimit për ngrohjen qendrore, do të ketë kapacitete shumë më të mëdha për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Drenasit dhe Fushë Kosovës.

Termocentrali i ri do të jetë i ndërtuar me fjalën e fundit të teknologjisë dhe në këtë mënyrë do të reflektojë në uljen e emetimit të gazrave, respektivisht në ruajtjen e mjedisit.

Lexo më shumë:

Të ngjashme