Komisioni për Buxhet s’ia miraton raportin financiar KPM-së, RTK-ja prin me borxhin më të madh

Prishtinë | 03 Gus 2022 | 13:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, nuk e ka miratuar raportin vjetor financiar të Komisionit të Pavarur për Medie (KPM). Arsye për këtë, numri i madh i borxhit të subjekteve transmetuese ndaj këtij institucioni, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se televizioni publik, vazhdon të ketë borxhe të papaguara ndaj KPM-së, në vlerë prej 270 mijë euro.

Duke arsyetuar raportin financiar, kryeshefi ekzekutiv i KPM-së, Faruk Rexhaj tha se janë detyruar t’i dërgojnë subjektet transmetuese te përmbaruesi. Ai tha se nëse nuk do t’i vazhdonin licencat transmetuesve, do të krijohej kolaps mediatik.

“Deri në këto momente nuk kemi detyrime kontingjente. KPM përmes ekspertëve ka analizuar marrëveshjet për shpërndarjen e ofruesve medialë. Aktualisht kemi mbi 362 mijë euro që janë gjeneruar nga të hyrat. Për momentin nuk i kemi të hyrat dhe KPM të gjitha lëndët kanë shkuar te përmbaruesi privat për inkasimin e këtyre mjeteve. Besoj që edhe subjektet transmetuese do të obligohen të paguajnë obligimet për KPM. Nëse nuk do të vazhdonim licencat për tv do të krijonte kolaps mediatik. Një pjesë të madhe të borxhit e ka vetëm RTK-ja me 270 mijë euro të papaguara në KPM”, tha Rexhaj.

Duke përmendur transmetuesit që i kanë dërguar te përmbaruesi, Rexha tha se sfidë për ta është edhe mungesa e bordit, teksa tha se nuk kanë mbyllur ndonjë subjekt transmetues.

“Na prej marsit të vitit të kaluar jemi pa bord. Çdo lëndë është e dërguar te përmbaruesi. Ne monentin kur lënda shkon në gjykatë bëhet ndalja e inkasimit të mjeteve. Te gjitha rastet që i kemi pasur në gjykatë KPM ka fituar te gjitha rastet. Si të dhëna mund t’iu dërgojmë sa i përket borxheve. Nuk kemi rast të tërheqjes së licencës. Nuk kemi mbyll ndonjë subjekt transmetues për shkak të mos pagesës së taksës së licencës, dhe kështu jemi në draftim të ligjit të KPM-së”, tha ai

Të ngjashme