Komisioni për zhvillim ekonomik pret në takim zv.presidenten e MCC-së Karen Session

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, priti sot në takim përfaqësues të Fondit të Mileniumit të Mijëvjeçarit (MCC), me të cilët u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë, në projekte të përbashkëta që do të ndikonin në zhvillimin ekonomik të vendit.Me këtë rast, kryetarja e komisionit Sala Berisha- Shala, falënderoi përfaqësuesit e këtij institucioni të rëndësishëm, dhe i siguroi ata për një bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen.

Kryetarja Berisha-Shala, po ashtu i njoftoi ata me fushë veprimtarinë e komisionit, duke vënë në pah përkushtimin në përmirësimin e gjendjes ekonomike në vend. Edhe anëtarët e tjerë të komisionit, Hykmete Bajrami, Veton Berisha, Dardan Sejdiu dhe Muharrem Nitaj, pasi falënderuan përfaqësuesit e MCC-së, dhe  i siguruan ata për gatishmërinë e bashkëpunimit, vlerësuan se, një ndër fushat e investimit është sektori i energjisë, veçanërisht ai i energjisë së ripërtritshme.

Zëvendëspresidentja e MCC-së, Karen Session, nga ana e saj, u angazhua për një bashkëpunim në projekte afatgjata dhe  të analizuara mirë, e që janë  të nevojshme për vendin tonë, sikurse është sektori energjetik si dhe mbështetja e gruas në ekonomi. Ajo, po ashtu vlerësoi se realizimi i projekteve të përbashkëta,   për të qenë sa më  i sigurt duhet edhe mbështetja e gjerë parlamentare.

Lidhur me këtë, anëtarët e komisionit i siguruan përfaqësuesit e MCC-së,  se implementimi i projekteve do të gjejë mbështetje nga të gjithë faktorët relevant në vend, ndërkaq, komisioni do të afirmojë çdo iniciativë  bashkëpunimi në të mirë të zhvillimit ekonomik. ​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme