Kuvendi i Kosovës shpenzoi 8 milionë euro gjatë vitit 2021

Prishtinë | 02 Mar 2022 | 10:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Më shumë se 8 milionë euro ka shpenzuar Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2021, ndërsa 6 milionë prej tyre kanë qenë për paga, mëditje dhe shtesa, raporton Ekonomia Online.

Këtë e bëri të ditur sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Financa.

“Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2021, ka shpenzuar mbi 8 milionë euro. Ndërsa 6 milionë prej tyre kanë qenë për paga, mëditje dhe shtesa, që i bie 7 mijë euro më shumë se vitin 2020”, tha Krasniqi.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ngriti shqetësime për rritje të shpenzimeve në dreka dhe karburante, duke thënë se në vitin 2020 ka pasur më pak shpenzime.

“Kemi disproporcion në mes të kategorive, shumë kategori i kemi 70 e 80 për qind e te investimet kapitale 25 për qind. E kemi një disporprocion të madh”, ka thënë deputeti Ferat Shala.

Të ngjashme