Mbahet “Panairi i Tregtisë Inverse” që synon zhvillimin e kompanive vendore

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Oda Ekonomike e Kosovës ka organizuar me sukses “Panairin e Tregtisë Inverse”.

Panairi është mbajtur në kuadër të projektit “Nxitja e transformimit digjital të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme” i përkrahur nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. 

Në këtë panair, ekspozuesit (bizneset e mëdha) paten rastin të prezantojnë kërkesat e tyre për mallrat dhe shërbimet që ata duan të blejnë. Ndërsa, si vizitorë të panairit invers të tregtisë ishin bizneset lokale nga sektori shërbimeve, prodhimit, agrobiznesit etj. të cilët ofruan produktet e tyre për shitje, kompani të vogla dhe të mesme.

Qëllimi i këtij panairi ishte që të rrisë konkurrueshmërinë e ekonomisë vendore duke e bërë atë më tërheqëse dhe njëherazi, duke mbështetur zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe të prodhuesve në përgjithësi. 

Përmes kësaj ngjarje OEK-u ka synuar të kontriboj në të mirë të ngritjes së shkallës së përgatitjes dhe zhvillimit të kompanive vendore dhe në zhvillimin e mëtejshëm të marredhenive ekonomike dhe tregtare të tyre në mes veti, që i shërbejnë interesit të përbashkët të dy palëve.

Të ngjashme