Ministri Kuçi takoi përfaqësuesit e AKB-së

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçika pritur sot në takim përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB).

Gjatë takimit, Ministri Kuçi shprehu gatishmërinëpërbashkëpunim me komunitetin e biznesit, mbështetjen e bizneseve dhe i njoftoi të pranishmit për masat e reja që do të ndërmerren për rimëkëmbjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në vend.

Po ashtu, Z. Kuçi i prezantoi dhe i diskutoi masat e reja tërimëkëmbjesekonomike, të parapara në Programinqeverisës 2020-2023, ku bizneset private do të jenëpërfituese.

Kryetar i AKB-së, Agim Shahini e uroi ministrin Kuçi për detyrën që ka marrë dhe potencoirëndësinë e MEA-së për sektorin privat, si shtylla kryesore e zhvillimin ekonomik.

Të ngjashme