Paralajmërojnë bizneset: S’ka votë për ata që s’e përkrahin Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 13:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mbajtur konferencën me temën “Javët e Biznesit Kosovar 2020”, e cila sivjet do të ndryshojë formën e organizimit për shkak të gjendjes me pandeminë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se kjo javë nuk është vetëm mision i AKB-së, por edhe i prodhuesve dhe institucioneve që qëllim ka mbështetjen e ekonomisë duke promovuar prodhimet vendëse.

Madje ai ka thënë se të gjitha partitë politikë që nuk e përkrahin Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nuk di ta kenë votën e bizneseve.

“Kjo javë nuk është misioni i AKB, por edhe i prodhuesve dhe i shtetit, për të mbështetur ekonominë duke promovuar prodhime vendore. Qeveria duhet t’i ndihmojnë bizneset dhe Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike po zvarritet she është hera e parë që ne i adresojmë kritikat nga Kuvendi dhe jo Qeveria, dhe shpresoj dhe apelojë të partitë politike që ta shohin partner biznesin kosovar dhe ta dinë se pagat rrjedhin nga taksat”.

“Edhe ne do të ngurojmë që ta qesim voton për ata që po ngurojnë ta votojnë në Kuvend. Shumë biznese do të mbyllen dhe shumë janë në krizë. Javët e biznesit do të vazhdojnë deri me 17 shkurt, dhe nga nesër ne do të jemi anembanë Kosovës. Ne i kërkojmë Qeverisë tonë që të bënë ato çka i kërkon zëri i biznesit dhe ajo është mbështetja”.

Shahini ka thënë se deri  në përfundim të fushatës do të promovohen më shumë se 10 mijë produkte ne vend.

Lumnije Ajdini menaxhere në AKB, tha se gjatë kësaj jave do të promovohen të gjitha produktet vendëse që janë eksportuese në vendet e BE-së, raporton EO.

“Edhe këtë vit po realizohen dhe për shkak të situatës Covid-19 ne kemi ndërruar formën e organizimit dhe strukturës”.

“Do t’i promovojmë produktet që janë eksportues edhe në vendet mike të BE-së. Prej datës 20/29 nëntor do të in organizojë në forma të ndryshme produktet duke eksportuar në vendet e ndryshme të Ballkanit”.

Sllogani këtë vit do të jetë “Java e biznesit Kosovar 2020, Liria ka emër”.

Të ngjashme