Qytetarët që duan të pajisen me bileta mujore, Trafiku Urban tregon një pikë tjetër të shitjes!

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Shumë qytetarë të vendit tonë në kryeqytet, udhëtojnë me autobusë urban. Ndërsa numri i tyre duket se është rritur kohëve të fundit.

Kështu bëhet e ditur përmes një njoftimi nga Trafiku Urban, të cilët madje kanë dhënë edhe një informacion, për ata qytetarë që duan të kenë bileta mujore në mënyrë që t’i ikin pritjeve të gjata.

Ky është njoftimi i Trafikut Urban:

Janë në rritje kërkesat për bileta mujore, për të udhëtuar me autobusët e Trafikut Urban, andaj ju informojmë se për ta evituar pritjen në radhë mund të furnizoheni me bileta mujore edhe në piken e shitjes në Kodrën e Diellit, ku deri aty mund te udhëtoni me autobusët e Linjës 4.

Pozicioni shihet në foto, në Kodrën e Diellit, Rr. “Xheladin Hana”, tek banesat e bardha, kioska e Trafikut Urban është e hapur gjatë orarit 06:00 – 22:00 çdo ditë (7 ditë të javës).

Të ngjashme