Shoqata e Sigurimeve e pakënaqur me shtrenjtimin e sigurimeve të aprovuar nga BQK-ja, kërkon rritje 36,56%

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, konsideron se BQK-ja nuk e ka trajtuar në mënyrë reale gjendjen aktuale nëpër të cilën po kalon industria e sigurimeve.

Sipas një komunikate për media, kjo shoqatë thotë se raporti i aktuarit ka vërtetuar në mënyrë të saktë matematiko-shkencore se ndryshimi i tarifave në shkallë prej 36,56% është mese i domosdoshëm për të evituar kolapsin e industrisë së sigurimeve, për shkak se, sipas tyre, i gjithë opinionin i gjerë është dëshmitar i numrit të madh të aksidenteve të komunikacionit dhe rrezikimit të jetës dhe pasurisë së qytetarëve.

“Shoqata e sigurimeve konsideron se BQK nuk e ka trajtuar në mënyrë reale gjendjen aktuale nëpër të cilën po kalon industria e sigurimeve. Ne vlerësojmë se raporti i aktuarit ka vërtetuar në mënyrë të saktë matematiko-shkencore se ndryshimi i tarifave në shkallë prej 36,56% është mëse i domosdoshëm për të evituar kolapsin e industrisë së sigurimeve, për shkak se i gjithë opininoni i gjerë është dëshmitar i numrit të madh të aksidenteve të komunikacionit dhe rrezikimit të jetës dhe pasurisë së qytetarëve”.

“Një numër i madh i këtyre aksidenteve është me fatalitet ku shumë njerëz fatkeqësisht humbin jetën në këto aksidente. Në këto raste janë kompanitë e sigurimeve ato të cilat sipas ligjit janë të vetmet që e kanë përgjegjësinë për zhdëmtimin dhe kompenzimin dëmeve materiale dhe jomateriale dhe zbutjes së dhimbjeve të qytetarëve e sidomos familjeve të viktimave.Me aprovimin e raportit të aktuarit, Rregullatori do të zbatonte ligjin për BQK-në, duke mbajtur stabilitetin financiar të vendit tonë në evitimin e kolapsit të një industrie shumë të rëndësishme për vendin siq është industria e sigurimeve.Me mos aprovimin e kërkesës së tarifave, BQK nuk ka marr për bazë interesin në rend të parë të policmbajtësve”.

“Kjo bazuar se raporti i aktuarit ka treguar dhe shtjelluar nevojën urgjente për veprim duke ndryshuar tarifat aktuale.Duke qenë se industria e sigurimeve është nën mbikqyrje të BQK-së si rregullator, dhe duke u bazuar në vendimet e rregullatorit normalisht se do të jemi detyruar t’i zbatojmë vendimet e tyre, mirëpo gjithnjë do të kërkojmë që ndryshimi i tarifave ta ketë trajtimin e vet bazuar në raportet aktuaristike të cilat përcaktojnë tarifën e duhur për rrezikun që e marrin.Shoqata e Sigurimeve edhe një herë u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të kenë kujdes, duke vozitur sipas kushteve dhe rregullave të komunikacionit në mënyrë që të ruajnë jetën e vet, jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe pasurinë e tyre”.

Të ngjashme