Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve reagon për taksën në “Rrugën e Kombit”

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 14:56 | Nga

Në takimin e mbajtur me datë 17 Shtator 2018, Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve si pjesë e Odës Ekonomike të Kosovës ka reagur për taksën e aplikuar në “Rrugën e Kombit”.

Kjo shoqatë nuk është kundër taksës rrugore por përkundrazi ka dhënë kontributin e saj në takimet e mbajtura të nivelit qeveritar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, për të ardhur deri tek një zgjidhje e pranueshme për pagesën e taksës për autobus.

Jashtë sezonës, janë 20 deri në 30 autobus që në baza ditore mbajnë linjat e rregullta nga Kosova në Shqipëri. Gjatë vikendeve numri i autobusëve që qarkullojnë në rrugën e kombit arrijnë shifrën nga 50 deri në 60 autobus, nderkaq gjatë sezonës turistike kjo shifër arrinë deri në 100 autobus përgjatë ditës.

Agjensitë turistike për transportin e udhëtarëve nga Kosova si kontribut të drejtëpërdrejtë të rritjes së të hyrave të turizimit shqipëtar në mënyrë unanime kërkojnë që taksa për autobus të jetë pesë euro.

Të ngjashme