Thaçi në Prizren kërkon që të përkrahen bizneset vendëse

Prizren | 02 Mar 2019 | 13:40 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi nga Prizreni të shtunë ka bërë thirrje për institucionet lokale dhe qendrore që të përkrahin bizneset vendëse, raporton Ekonomia Online.

Kreu i shtetit pasi ka vizituar qendrën “ABI Çarshia” në këtë qytet tha se kjo është stroja e Kosovës së re evropiane.

“Falënderoj për investimi. E suksesshëm, kjo është storia e Kosovës së re evropiane, një investim mbi 800 vende te punës, krijon fuqizim të fuqisë punëtorë”.

“Është impresionuese kjo qendër, me fuqishmja në rajon. Sot jetojmë ambientin dhe realitetin perëndimor tw qendrave të bizneseve”.

“Kjo qendër e biznesit të hapur sikurse edhe bizneset e tjera kudo në Kosovë meritojnë një përkujdesje të autoriteteve lokale, por edhe të pushtetit qendror në mënyrë që sukseset të rriten, të krijohen edhe më tepër vende të litra pune, të rritet mirëqenia”.

“E unë kam besim që ekonomia kosovare vetëm sa do të fuqizohet”.

Ndërsa Irfan Fusha, pronar i qendërs “ABI Çarshia”, ka falënderuar presidentin për vizitën dhe ka pretuar se kjo qendër do të punësojë edhe 400 persona të tjerë, ku numri i të punësuarve do të arrijë në 1200, raporton EO.

“Edhe ne dimë të punojmë si në BE, kemi të gjitha brendet, deri në Japoni. Kemi punësuar 800 punëtore, por ka hapësirë edhe 400 punëtorë. Kjo është ndihmë për Prizrenin, që meriton të ketë çarshi të hapur siç e kanë tani”.

Të ngjashme