UBT organizon Panairin e Produkteve Ushqimore, marrin pjesë 40 kompani

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Fakulteti i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë, nesër do të organizojë panairin më të madh të produkteve, në të cilin produktet e tyre do t’i ekspozojnë rreth 40 kompani ushqimore vendore.

Panairi do të mbahet në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, me fillim nga ora 11:00, teksa produktet e tyre do t’i ekspozojnë edhe studentët e Fakultetit të Shkencave të Ushqimit, që i kanë prodhuar në laboratorët e UBT-së.

E panairi dhe infrastruktura e UBT-së do të vizitohet edhe nga nxënësit e Shkollës së Mesme të Teknologjisë Ushqimore, në Prishtinë.

Të ngjashme