Zyrtari i AKP-së e pranon se është kërcënuar, s’jep detaje para deputetëve

Prishtinë | 21 Dhj 2020 | 15:34 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka raportuar Skënder Hasani, Kryesues i Njësisë së Monitorimit për Kontroll dhe Administrim Direkt në AKP.

Hasni tha se punën e ka filluar në AKP qysh nga viti 2009, raporton Ekonomia Online.

“Në AKP kam filluar të punoj prej vitit 2009 si kryesues i njësisë së Monitorimit për Kontroll dhe Administrim Direkt”.


“Kam filluar për të monitoruar 5 ndërmarrje që ende nuk e kanë përfunduar procesin e privatizuar me spinof-special nga AKM-ja”.

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati ka pyetur se gjatë kohës sa ka qenë në AKP-ja dhe sa a ka qenë anëtar i ndonjë partie politike, kurse Hasani e ka mohuar këtë gjë.

Hasani ka thënë se ka pasur presion, por që nuk e ka paraqitur rastin, raporton EO.

Deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku ka pyetur lidhur me njësinë e auditimit.

Hasani ka treguar se atë kohë njësia e brendshme e auditimit ka kërkuar ridizejnim të kontratave sepse ato nuk kanë qenë të duhura, pra që kanë pasur paqartësi.

Kur është pyetur nga deputetja Maloku se kush saktësisht e ka kërcënuar Hasani ka thënë se nuk përgjigjet për këtë gjë në seancë të hapur.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka pyetur për fabrikën e baterive në Pejë dhe për objektin kulturorë se a është prishur që ka qenë afër aty.

Hasani ka thënë se jo në atë kohë ka qenë aty objekti.

Të ngjashme