Ekonomia e dijes (Sinergjia ndërsektoriale)

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 19:20 | Nga Egzon Kastrati

Trendi  modern i zhvillimeve ekonomike ka prodhuar qasje inovative ekonomike. Shtetet në përgjithësi duhet të orientohen në aplikueshmërin e modeleve ekonomike mbi bazën e të cilave e kanë të orientuar zhvillimin. Në kontekst  ekonomik ka vende që zhvillimin e tyre e kanë të orientuar në pasuri nentokësore, disa të tjera pasuri mbitokësore, bujqësi, industri, turizëm, shërbime dhe në stade më të avancuara zhvillimin ekonomik e kanë të orientuar me dije (zhvillime teknologjike, inovacion) siç është rasti i Japonisë.

Kosova si vend me  sistem ekonomik të brisht është orientuar në një qasje  klasike duke e mbështetur zhvillimi e saj në pasurinë nëntokësore, bujqësisë, potencialit të turizmit dhe  me energjinë si potencial real i zhvillimit. Orientimi i ekonomisë në këtë sektor nuk garanton konkurrueshmëri duke e parë qasjen klasike të prodhimit energjetik e bazuar në termocentrale e jo në energji të ripërtritshme si burime efiçiente dhe me ekologjike mbështetur në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Sistemi ekonomik për zhvillim të balancuar rajonal në konteskt të Kosovës duhet të jetë një miks ndërmjet bujqësisë – industrisë – turizmit – ekonomisë së dijës (teknologji, inovacion) për të siguruar së pari mbulueshmëri të kërkesave të tregut vendor përmes rritjës se produktivitetit dhe prodhimit e me pastaj përmes kalimit në stadin e ekonomisë së dijës, duke prodhuar momentume të reja në strukturën ekonomike, duke rritur konkurrueshmërinë, dhe orientimin në  uljën e deficitit tregtar, kalimi prej një ekonomie konsumuese të varur nga importi në një ekonomi prodhuese me politika nxitëse të eksportit duke zhvilluar teknologjinë si komponent kyçe të “zgjerimit” të  kurbës se mundësive të prodhimit. Ekonomia e dijës është komponent e rëndësishme e gjenerimit të një sinergjie me rezultate eksponenciale në zhvillim të qëndrueshme të Kosovës që garanton konkurrueshmëri.

Të ngjashme