Ekspozohet historia e gjuhës shqipe në Pogradec me materiale origjinale

Prishtinë | 26 Mar 2024 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Pogradeci tashmë do të ketë muzeun e historisë së hapjes dhe zhvillimit të shkollës shqipe në këtë qytet. Kjo histori nis më 14 mars të vitit 1887, vetëm një javë pas hapjes së shkollës së pare shqipe në Korçë.

Këto momente kaq të rëndësishme të arsimit shqip në Pogradec kanë ardhur të dokumentuara me abetare, libra dhe dorëshkrime origjinale që janë përdorur në atë kohë.

Muzeu me dokumente dhe fotografi të tilla janë një moment shumë interesant për t’u studiuar, por edhe për t’u njohur me këtë pjesë të historisë kryesisht brezat e rinj, të cilët duhet të kuptojnë qartë përpjekjet heroike të bëra për të mësuar shqip.

Kjo ekspozitë u çel në kuadër të 137 vjetorit të shkollës së parë shqipe në Pogradec.

Të ngjashme