Ekuadori e mposht Gjermaninë, kualifikohet tutje si e treta

Prishtinë | 26 Qer 2026 | 07:49 | Nga Ekonomia Online

Ekuadori ka arritur ta bëjë atë që shumë pak pritej.

Ekipi nga Amerika Latine fitoi 2:1 ndaj Gjermanië në ndeshjen e fundit të grupit E.

Leroy Sane kaloi gjermanët në epërsi qysh në minutën e dytë të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Shtatë minuta më vonë, Angulo barazoi shifrat, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

E në minutën e 77-të, Plata realizoi për 2:1 që në fund doli të ishte edhe rezultati final i ndeshjes.

Përkundër humbjes, Gjermania kualifikohet si para në grupin E me gjashtë pikë gjithsej.

Në anën tjetër, Ekuadori e mbyll fazën e grupeve në vendin e tretë.

Kualifikimin tutje e siguroi edhe Bregu i Fildishtë që e mbylli me gjashtë pikë në vendin e dytë.

Të ngjashme