Elvana Gjata rikthehet në Instagram

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Është rikthyer llogaria e Elvana Gjatës në Instagram.

Pak ditë më parë profili i saj nuk ekzistonte më në këtë rrjet social, njofton Klan Kosova.

Elvana është parë duke ndjekur njerëz të ndryshëm por më pas llogaria u zhduk duke lënë të kuptohet se iu hakua.

Megjithatë, profili me mbi 1.2 milion ndjekës tashmë është i hapur edhe pse këngëtarja nuk ka postuar që disa muaj.

Kjo heshtje vjen për shkak të vrasjes që ndodhi muajin e kaluar në Tiranë ku mbeti i vdekur një person dhe dy të tjerë u plagosën.

Në vrasje, është i përfshirë i dashuri i saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme