Ergyn Ahmeti, ylli i javës në Superligë

Prishtinë | 18 Sht 2023 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Ergyn Ahmeti është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së pestë të Superligës së futbollit, e cila u rikthye në fundjavë pas ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës.

Ahmeti bëri paraqitje të shkëlqyeshme ndaj Feronikelit 74 duke e shënuar njërin prej tre golave të Llapit dhe duke e ndihmuar ekipin e tij t’i fitojë tri pikë të reja, të cilat ia mundësuan skuadrës llapjane që ta marrë primatin në ligën elitare.

Pasi mori këtë çmim, Ahmeti u shpreh i lumtur për çmimin dhe formën që po kalon skuadra e tij.

“Jam i lumtur për këtë çmim në aspektin personal por edhe në aspektin ekipor, pasi që kjo është një shtytje e madhe të vazhdojmë punën me përkushtim. Kampionati është i gjatë por ne kemi filluar mirë dhe do të fokusohemi që nga loja në lojë të marrim pikët maksimale dhe të tregojmë futboll të bukur. Falënderoj shokët e ekipit, stafin dhe tifozët për përkrahjen e vazhdueshme, gjë kjo e cila më ka ndihmuar që të adaptohem shumë shpejt me qytetin e Podujevës dhe ekipin e K.F. Llapi”, deklaroi Ergyn Ahmeti për faqen zyrtare të FFK-së.

Të ngjashme