Kim Kardashian mbrëmjen e kaluar është bërë nënë për herë të tretë. Gjithë këtë kohë është përfolur se nëna surrogate e Kim është një grua e panjohur që ka mbajtur në bark fëmijën e Kim dhe Kanye duke qenë se Kim rrezikonte jetën nëse mbetej sërish shtatzënë.
Gjithsesi pas lindjes së fëmijës, ndjekës të zjarrtë të familjes Kardashian janë të bindur se motra e Kim, Kylie është nëna surrogate. Pse do të mendoni ju? Sipas Marie Claire, ndjekësit mendojnë kështu pasi;
1-Është shkruar për Kim dhe Kylie se janë shtatzënë në të njëjtën kohë.
2-Kim i ka kërkuar në të kaluarën motrës së saj të ishte nëna surrogate që do të mbante fëmijën e saj.
3-Disa ditë më parë Kylie është fotografuar në një spital (çfarë do të thotë se e ka lindur fëmijën).
Shtojmë këtu faktin se Kylie nuk e ka pranuar asnjëherë që është në pritje të një fëmije. Mos ndoshta sepse ajo nuk ka qenë vajza e saj?