Euronews: Kafshët e lëna pas dore në “kopshtin zoologjik më të keq” të Europës (VIDEO)

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Një ari me tre këmbë është në mesin e kafshëve të lëna pas dore që do të evakuohen nga ajo që është quajtur “kopshti zoologjik më i keq i Europës”.

Në një kopsht zoologjik në Shqipëri, aktivistët e kafshëve kanë bërë disa incizime ku shihet një ari me tre këmbë dhe një luan me një infeksion të rëndë të syrit, që jetojnë në kushte shumë të vështira.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri ka vendosur që ta mbyllë këtë kopsht zoologjik dhe kafshët që ndodhen në të do të zhvendosen nëpër kopshte të tjera, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

“Meqenëse kafshët e egra janë në gjendje të keqe, ne jemi duke punuar ngushtë me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për t’i shpëtuar ato”, ka thënë, Ioana Dungler, e cila është drejtoreshë e departamentit të kafshëve të egra “Four Paws”.

“Një ekip ndërkombëtar veterinerësh do ta mbikëqyrë të tërë procesin e evakuimit. Ky mision është jashtëzakonisht delikat dhe ne shpresojmë të marrim të gjitha kafshët nga ky kopsht zoologjik i tmerrshëm”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme