Nesër hapet kopshti zoologjik në Shkup

Prishtinë | 25 Maj 2020 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Prej ditës së nesërme, me fillim nga ora 09:00, kopshti zoologjik i Shkupit do të rihapet sërish. Për shkak të situatës me Covid-19, do të ketë protokoll të ri për lëvizje.

Vizitorët do të duhet të mbajnë maskë ose shall dhe do të duhet të presin radhë në distancë prej 1.5 m.

Ndalohet rreptësisht ushqyerja e kafshëve dhe afrimi me kafshët.

Mbeturinat duhet të hidhen në koshat e plehrave.

Do të jenë jashtë përdorimit lojërat për fëmijë.

Nga Kopshti Zoologjik i Shkupit informojnë se numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar, në mënyrë që të mos krijohen turma./Alsat

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme