Evakuohen 80 mijë turistë pasi banorët e zonës rezultojnë pozitiv ndaj Covid-19

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Vietnami po evakuon 80,000 njerëz – kryesisht turistë vendas – nga qyteti turistik popullor Da Nang pasi tre banorë rezultuan pozitivë për Coronavirus, bëri me dije qeveria.

Autoritetet Vietnameze po nxitojnë për të ndaluar një shpërthim të ri të mundshëm pasi vendi i Azisë Juglindore regjistroi rastin e parë të transmetuar në vend, të Covid-19, në 100 ditë të Shtunën.

Pacienti, një burrë 57 vjeç, nuk kishte asnjë histori udhëtimesh ndërkombëtare dhe kishte jetuar në Da Nang gjatë muajit të kaluar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Vietnamit. Dy raste të tjera u raportuan ditën tjetër.

Pasi u njoftua çështja, Kryeministri i Vietnamit Nguyen Xuan Phuc kërkoi që gjurmimet e kontakteve të rriten dhe të bëhen testime në shkallë të gjerë në të gjithë qytetin, sipas një njoftimi për shtyp të qeverisë.

Të hënën, qeveria mori vendimin drastik për të filluar evakuimin e 80,000 njerëzve nga Da Nang, një proces për të cilin tha se do të zgjaste katër ditë. Linjat ajrore vendase po kryejnë rreth 100 fluturime çdo ditë në 11 qytete në të gjithë vendin, sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të Vietnamit.

Të ngjashme