Falcao: Interesimi i Milanos me nderon

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 18:54 | Nga

Kolumbiani Radamel Falcao ka thënë se ndihet i nderuar me kërkesën e Milanit për transferin e tij, por ai është nën kontratë me Monacon.

Sulmuesi ishte konsideruar si një nga opsionet në sulm për Rossoneri për sezonin e ardhshëm.

“Kam lexuar e dëgjuar për interesin e Milanit, kështu që ndihem i ndëruar që një klub i tillë me kërkon”, ka thënë Falcao për Mediaset Premium në Itali.

“E përcjelli futbollin italian dhe e di që MIlan është klubi i dytë në Botë më i madh nëse e shikojmë në termin e Ligës së Kampionëve, por për momentin kam kontratë me Monacon dhe jam i forkusuar vetëm në klub dhe kombëtare, Kolumbinë. Ama duhet ta them këtë, më pëlqen Italia dhe futbolli italian”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme