Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) i njofton klubet prishtinase se të mërkurën dhe të enjten në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të stërvitin vetëm Kombëtarja e Kosovës në basketboll dhe ajo e Islandës.
“Kjo vjen për shkak të rregullave të FIBA-s, që nuk lejon klubet tjera të stërvitin për shkak të ndeshjes zyrtare ndërmjet Kosovës dhe Islandës, që zhvillohet të enjten nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë”, shkruan në njoftimin e shtëpisë së basketbollit kosovar.
FBK-ja me këtë rast kërkon mirëkuptim nga klubet e Prishtinës që stërvitin në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.
Kosova do të luajë në kryeqytet me Islandën më 20 shkurt, në kuadër të fazës parakualifikuese të Botërorit 2023./GE