Ekonomia Online
FUNDIT

Fehmi Kupina i LDK-së propozohet për kryesues të Kuvendit Komunal të Prishtinës, AAK lëshon sallën

Fehmi Kupina i LDK-së propozohet për kryesues të Kuvendit Komunal të Prishtinës, AAK lëshon sallën

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka propozuar Fehmi Kupinën për kryesues të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me ç’rast është krijuar edhe Komisioni për Verifikim, raporton Ekonomia Online. Pas propozimit të Kupinës, asamblisitët e AAK-së, e kanë lëshuar sallën. Milazim Vitia, asamblisti më i vjetër nga radhët e LDK-së e fillimisht paraqiti pikat e rendit […]

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka propozuar Fehmi Kupinën për kryesues të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me ç’rast është krijuar edhe Komisioni për Verifikim, raporton Ekonomia Online.

Pas propozimit të Kupinës, asamblisitët e AAK-së, e kanë lëshuar sallën.

Milazim Vitia, asamblisti më i vjetër nga radhët e LDK-së e fillimisht paraqiti pikat e rendit të ditës, e më pas morri një nga një propozimet e partive për kryesues.

Nga VV-ja thanë se do të qëndrojnë sallë dhe nuk do të pengojnë procesin, duke sqaruar se nuk ka propozim për kryesues.

Edhe partitë e tjera nuk patën propozime sa i përket kryesuesit, raporton EO. Më pas për çështje procedurale kuvendi ka shkuar për 15 minuta pauzë.

Të ngjashme