Fëmija alivanoset gjatë fjalimit të Zoran Zaevit, ai e shikon dhe e vazhdon fjalimin

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 09:27 | Nga

Një ngjarje e shqetësuese ka ndodhur gjatë tubimit të ditës së djeshme të delegacionit të qeverisë, që u mbajt para zyrës së BE-së në Shkup, në kuadër të fushatës për referendumin e 30 shtatorit.

Një nga fëmijët që qëndronin pas kryeministrit Zoran Zaev është alivanosur gjatë fjalimit të tij. Pasi kthen kokën dhe shikon çfarë ndodh, Zoran Zaev nuk e ndërpret fjalimin e tij dhe vazhdon pa mos reaguar fare.

Fëmija i cili alivanoset ndihmohet nga shokët e tij dhe persona tjerë që ishin përgjegjës për tubimin e ditës së djeshme, ndërsa për këtë veprim ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Ka pasur shumë raste deri tani, kur opinioni dhe ekspertë të ndryshëm kanë reaguar duke thënë që fëmijët mos të shfrytëzohen për fushata zgjedhore.

Ndërsa, për momentin nuk ka reagime zyrtare nga kabineti i kryeministrit Zoran Zaev.

https://youtu.be/2JBuD6jfSKE

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme