Festivali i balonave. Fillon edicioni i 33 në Francë

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Festivali më i madh në botë i balonave, ka nisur në plazhin Berk su Mer, të Francës, këtë fundjavë.

Bëhet fjalë për edicionin e 33 të një festivali ndërkombëtar, ku mund të shihen balona me forma nga më të ndryshmet, dhe me një larmishmëri ngjyrash. Të apasionuarit pas tyre, janë jo të paktë në numër, dhe një numër i madh vizitorësh, përveç konkurrentëve, janë mbledhur për të parë nga afër, magjinë e balonave.

“Ne do të shohim nga të gjitha llojet e balonave këtë vit. Kemi balona gjigante, sepse plazhi është shumë i madh. Madje kemi edhe balonën më të madhe në botë, 150 metra të gjatë, është një punë e madhe logjistike, një infrastrukturë e tërë”, thotë Gerard Clement, drejtor artistik i festivalit.

Në festival, marrin pjesë individë dhe skuadra. Klecka është që nevojiten kushtet e duhura të motit, pasi për të ngritur lart një balonë, duhet erë. Por, këtë vit, duket se nuk do të ketë surpriza dhe moti do të jetë ai i duhuri.

Për vizitorët, gjithçka është e jashtëzakonshme. Në garë ndërkohë ka konkurrentë nga vende të ndryshme, përfshirë këtu kuvajtin, dohan, indinë etj, që njëri pas tjetrit do të bëjnë demonstrimet e tyre.

Top Channel

Të ngjashme