Fillojnë punimet për vendosjen e kamerave në Rahovec

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 14:37 | Nga

Në qytetin e Rahovecit, kanë filluar punimet për vendosjen e kamerave të sigurisë. Baza e këtyre kamerave do të jetë në Stacionin e Policisë në Rahovec.

Projekti për vendosjen e kamerave të sigurisë është siguruar nga Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP), përkrahur nga Komuna e Rahovecit, OSBE dhe Stacioni i Policë në Rahovec.

Përmes këtij projekti, është paraparë që të vendosen gjithsej 8 kamera në këto pjesë të qytetit: afër Stacionit të Policisë, në qendër të qytetit të Rahovecit, tek semaforët, në dalje të qytetit tek pompa e derivateve “AlPetrol” dhe në lagjen e epërme në qytetin e Rahovecit. Realizimi i këtij projekti të rëndësishëm, do të bëhet në disa faza.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme