Fillon seanca gjyqësore ndaj ish-prokurores Badivuku

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 10:56 | Nga

Ka filluar seanca gjyqësore në Gjykatë të Apelit ndaj ish-prokurores, Vahide Badivuku, e cila po akuzohet për korrupsion, raporton Koha Ditore.

Rasti është në rigjykim në shkallë të dytë, pasi muaj më parë Gjykata Supreme ka ardhur në përfundim se janë bërë shkelje procedurale.

Tani, Apeli është duke i shqyrtuar edhe një herë ankesat e bëra ndaj vendimit të shkallës së parë, me ç’rast ish-prokurorja u pati dënuar me burgim.

Ky rast është i shënjestruar për procesin e liberalizimit të vizave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme