Finlanda e gatshme të mbështes Kosovën në sundimin e ligjit

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 11:27 | Nga

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovës, Anne Huhtamaki, me të cilën ka diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm në lëmin e drejtësisë, thellimin dhe intensifikimin e tij.

Ministrja Hoxha theksoi se ka mundësi të bëhen marrëveshje dypalëshe për ndihmë juridike të ndërsjellë në çështjet të ndryshme që do të avanconin marrëdhëniet e deritashme shumë të mira ndërmjet dyja vendeve.

Ambasadorja Huhtamaki theksoi se ka mundësi të reja bashkëpunimi në mes të dyja vendeve, me interes të dyanshëm duke ofruar përkrahje në procesin euro-integrues dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme